I ftohti i merr jetën 70 vjeçarit
Ramasaco:Erdhi i vdekur në spital
Hysni Xhabafti, nga zona e Saukut, u bë dje viktima e parë e të ftohtit që ka mbërthyer vendin. i moshuari ishte duke ecur i vetëm në këmbë, në zonën e "Ali Demit", kur është shembur papritur në tokë. Drejtoresha e Shërbimit Parësor Rajonal, nën varësinë e së cilës është edhe urgjenca e Tiranës shpjegon si ka ndodhur.
TIRANE- Hysni Xhabafti, nga zona e Saukut, u bë dje viktima e parë e të ftohtit që ka mbërthyer vendin. i moshuari ishte duke ecur i vetëm në këmbë, në zonën e "Ali Demit", kur është shembur papritur në tokë. Sipas mjekëve 70- vjeçarit i ka rënë infarkt. Liljana Ramasaco, drejtoreshë e Shërbimit Parësor Rajonal, nën varësinë e së cilës është edhe urgjenca e Tiranës, na shpjegon se kur ka mbërritur autoambulanca, 70-vjeçari ka qenë i vdekur.
A ka mbërritur tek urgjenca e Tiranës sot personi iu quajtur Hysni Xhabafti? Po! Urgjenca e Tiranës është lajmëruan në telefon nga kalimtarë të rastit për këtë person dhe autoambulanca është nisur menjëherë, por kur ka mbërrutur ekipi ynë, 70-vjeçari kishte ndërruar jetë
A mund të na thoni ju se cili është shkaku që i ka marrë jetën 70-vjeçarit? Unë nuk mund ta them këtë gjë. Ai nuk është dërguar fare në spital, por është dërguar në morgun e Tiranës. Ndaj unë nuk mund të them se çfarë ia ka shkaktuar vdekjen këtij personi, pasi janë këta ekspertë që janë marrë me hetimin e shkaqeve.
Sipas ekspertizës paraprake thuhet se 70-vjeçari ka pësuar infarkt, a mund t'i ketë shkaktuar i ftohti? As për këtë nuk mund të të them gjë. Pasi kemi të bëjmë me një rast konkret dhe unë nuk mund ta flas se nuk jam marrë fare me këtë rast.
Por a mund të themi se nga ana mjekësore i ftohti mund të shkaktojë infarkt? Në paketën e këshillave që ne kemi përgatitur për të gjithë grupmoshat, se si të mbrohen nga i ftohti, përfshihen edhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike kardiake.
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.3%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9884
Lajme të tjera
-
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi! Gjukanoviç përballë Millatoviç
2 Prill, 07:17
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14