Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën në Tajvan si pasojë e motit të ftohtë. Të paktën 60.000 turistë janë bllokuar në Korenë e e Jugut. Ndërkohë i ftohti i acartë ka goditur edhe Hong Kongun, Kinën jugore dhe Japoninë. Mediat vendase sqarojnë se personat kanë vdekur nga hipotermia dhe sëmundjet kardiake, pasi rënia e  temperaturave ishte e menjëhershme.