I ftohti në Evropë, probleme në
qarkullimin e mjeteve, 50 të vdekur
I ftohti i acartë vazhdon të mbajë të mbërthyer Europën. Reshjet e reja të dëborës detyruan anulimin e të gjitha fluturimeve në aeroportin e Dublinit, ditën e enjte dhe mbylljen e përkohshme të aeroportit të Gjenevës në Zvicër.
I ftohti i acartë vazhdon të mbajë të mbërthyer Europën. Reshjet e reja të dëborës detyruan anulimin e të gjitha fluturimeve në aeroportin e Dublinit, ditën e enjte dhe mbylljen e përkohshme të aeroportit të Gjenevës në Zvicër.
Probleme të mëdha pati edhe në shërbimin hekurudhor, ndërsa shumë rrugë nëpër qytetet europiane janë paralizuar. Rreth 2000 drejtues automjetesh u bllokuan për orë të tëra në një autostradë pranë qytetit francez të Montpellier.
Pjesë të mëdha të kontinentit të vjetër, do të vazhdojnë të dridhen nga sistemi siberian që ka sjellë temperaturat më të ulëta të viteve të fundit. Dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve të pastrehë, kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq, të paktën 21 persona kanë humbur jetën në Poloni, gjashtë në Republikën Çeke, pesë në Lituani, katër në Francë dhe në Sllovaki, dy në Itali, në Rumani, Serbi dhe në Slloveni, një në Holandë, në Angli dhe në Spanjë.
Viktima janë shënuar edhe në Francë, Spanjë, Itali, Britani dhe Holandë. Në kryeqytetin francez, Paris, autoritetet ngritën qendra emergjence për rreth 3 mijë të pastrehët që numëron qyteti.
Plazhet e Nices u mbuluan me një shtresë të trashë dëborë. Megjithatë moti ofroi edhe mundësi për argëtim, më shumë qytetarë në Britani dhe Francë, që bënë patinazh apo ski nëpër rrugë.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.2%
-
Jo
61.3%
-
Deri diku
5.5%
Vota total: 871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër
28 Nëntor, 16:33
-
SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë
28 Nëntor, 16:30
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55