I ftohti polar, nxënësit e Tiranës
mësim me shall e kapuç në klasë

I ftohti polar, nxënësit e Tiranës <br />mësim me shall e kapuç në klasë
Një grup vajzash të shkollës "Partizani" habiten kur i pyesim nëse në shkollë kanë ngrohje. "Ngrohje në shkollë? Çfarë është kjo gjëja??? Po na rrofshin shallet dhe xhupat se nuk e ka parë ndonjëherë historia të ndizen kaldajat në shkollën tonë. Ne as një rezistencë nuk kemi e jo më kaldajë", - na thonë ata teksa nxitojnë drejt shtëpisë për t'u ngrohur pak. Por kjo situatë është thuajse në të gjitha shkollat e vendit.

Mësuesit e gjimnazit "Sami Frashëri" sqarojnë se kanë sistem ngrohjeje me kaldajë, por që prej 10 vitesh ajo nuk është vënë asnjëherë në punë. Kanë menduar që të zgjidhin problemin e të ftohtit duke blerë vetë reflektorë, por sipas drejtuesve të shkollave, sapo vihen në punë, bie sistemi pasi nuk e përballon ngarkesën. Ndër-kohë që nxënësit rrinë në klasë me xhupa, shaje e kapuç në kokë që i heqin sapo futet mësuesja në klasë. E njëjta situatë është thuajse në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Anisa, nxënëse e klasës së nëntë te shkolla "Lidhja e Prizrenit", thotë se shkolla e tyre është aq e ftohtë, saqë ata detyrohen të mos heqin shallin, dorezat apo kapuçin gjatë orëve të mësimit.

"Ka edhe klasa ku mësuesit ua kërkojnë që t'i heqin, por ata e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë në klasë, për shkak se kur nuk lëviz, i ftohti shumëfishohet, - na thotë Anisa. - Megjithatë, kur ua kërkojnë t'i heqin, ata binden, por mezi shkruajnë se u mpihen duart", - përfundon Anisa, e cila thotë se kanë reflektorë, por nuk i vënë në punë sepse s'i mban linja.

Edhe tek shkolla "Siri Kodra" është e njëjta situatë. Korridoret janë akull dhe kaloriferët në korridor nuk mund t'i prekësh me dorë sa të ftohtë janë. E njëjta situatë është edhe te shkolla 9-vjeçare "1 Maji" ku zgjidhja është gjetur te reflektori, por që s'i ngroh fare nxënësit.

Edhe nxënësit e Liceut Artistik vuajnë të njëjtin problem në këto ditë të ftohta të janarit. Më problem janë orët kur ata duhet të luajnë në vegla muzikore, për të cilët është menduar të vendosen reflektorë. "Kur kemi orët e muzikës është pak më ndryshe se i ngrohim duar te reflektorët, por kur bëhen orët e përgjithshme është një tmerr. Akull gjithçka", - na thonë një grup vajzash që po ngrohin duart, pasi duhet të jenë gati për orën e muzikës.

Por kësaj situate nuk i kanë shpëtuar as kopshtet. Kështu te kopshti nr.6 që ndodhet afër zonës së Medresesë, numri i fëmijëve është më i pakët këto ditë, pasi një pjesë e madhe e prindërve nuk i çojnë ngaqë nuk funksionon kaldaja, por ngrohen me reflektorë. Por në pjesën më të madhe të kopshteve, sistemi i ngrohjes është rregulluar dhe nuk ka probleme. Ndërsa sa u përket të vegjëlve që frekuentojnë çerdhet, ata furnizohen rregullisht me lëndë djegëse dhe ngrohja tek këto institucione nuk mungon për asnjë moment.
(Ne foto Reflektori me të cilin ngrohen nxënësit e “Lidhjes së Prizrenit”)
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz