Edhe pse Japonia zyrtarisht është në stinën e pranverës ishulli verior i saj, Hokkaido është përfshirë nga stuhia më e ashpër e dëborës regjistruar në vitet e fundit.  Sipas agjensisë Meteorologjike Japoneze  u regjistruan erëra deri në 40 metra për sekond, që në orët e para të mëngjesit ndërsa dëbora arriti në 40 cm. Nga stuhia u anulluan qindra fluturime.