I ftohti siberian pushton
Ballkanin, ka dhe viktima

I ftohti siberian pushton <br />Ballkanin, ka dhe viktima
TIRANE- I ftohti i akullt siberian ka pushtuar të gjithë Europën lindore, në ditët e fundit dhe autoritetet paralajmërojnë se temperaturat pritet të ulen edhe më shumë. Meteorologët parashikojnë që temperaturat të ulen më shumë në ditët në vazhdim.

Në Rumani janë shënuar 6 të vdekur, raporton ministria e Shëndetësisë.
Në Serbi, në Valjevo, 80 km larg Beogradit një 49 vjeçare është gjetur e ngrirë, teksa punëtorët pastronin borën. Ndërsa raportohen dhe për 2 vdekje të tjera, dhe ulje të temperaturave deri në -20gradë Celcius. Reshjet e borës shkaktuan probleme të vështira në akset rrugore por dhe në ndërprerje të energjisë.

Në Maqedoni raportohet për 1 të vdekur, lur në fundjavë temperature shkoi deri në -22 gradë Celcius. Reshjet e dendura të borës kanë paralizuar dhe Stambollin, ndërsa qindra persona kishin ngecur në mjete të transportit publik, në pamundësi për të lëvizur për shkak të borës.

Në Poloni policia thotë se 10 persona kanë gjetur vdekjen nga I ftohtë I cili ka arritur në – 27 gradë Celcius, duke bërë që numri I të vdekurve të arrijnë në 46.

Në Ukrainë ministria e Shëndetësisë thotë se 18 persona kanë gjetur vdekjen nga hipotermia. Shumica prej tyre ishin të pastrehë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament