I ftohti shkakton një tjetër viktimë në vend. Trupi i pajetë i të moshuarit u gjet në aksin Korcë-Voskopojë. Viktima, Ahmet Metellari, 64 vjec, ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve dhe sipas policisë ai ishte nisur për ti hedhur kripë rrugës së ngrirë. Me të, numri i të vdekurve nga i ftohti në qarkun e Korçës shkon në 4 persona.
Sipas policisë Metellari ka vdekur nga i ftohti. Policia bën të ditur se viktima Ahmet Metallari nuk ka mundur te dalë në rrugën nacionale për shkak të trashësisë së borës e cila në këtë zonë ka rritur plot 1 metër. Metellari është gjetur nga një banor i zonës në Gjonomadh. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com