I ftuar special në Festivalin e RTSH, Ermal Meta: Në Shqipëri kthehem se kam rrënjët e mia, s'do hiqja dorë nga muzika për asnjë arsye

Kur është larguar para 25 vitesh nuk e kishte menduar asnjëherë, se një ditë do të ngjitej në Festivalin e Këngës në RTSH. Por, kjo ëndërr iu bë realitet fill pasi u shpall fitues i Festivalit të Sanremos në Itali, Bëhet fjalë për kantautorin e njohur Ermal Meta, i cili është i ftuar special i edicionit të 57-të të këngës në RTSH. Artisti ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve gjatë natës së parë të festivalit, mbrëmjen e 20 dhjetorit, për të interpretuar dy këngë, atë fituese në Sanremo “Non mi avete fato niente” dhe” Piccolo anima”. Për “ReportTv” kantautori shqiptar ndalet tek rëndësia që ka ky rikthim në vendin e tij

 Është vendi im, këtu kam rrënjët, rrënjët nuk shkulen kështu që është një gjë natyrale për mua.

Ermal Meta, kantautor

Artisti me origjinë shqiptare, ndonëse është ngjitur pesë herë në skenën e Sanremos, çmimin e parë ende edhe sot e konsideron një fitore shumë të madhe. A ka menduar që të këndojë në shqip, apo edhe të shkruajë në shqip

Kam shkruar disa gjëra, por nuk ndihem akoma gati. Nuk e ndiej veten akoma gati. Kam nisur që të shkruaj në moshën 15-16 vjeç. Nisa në një gjuhë tjetër. Një gjuhë nuk mjafton që ta flasësh vetëm në shtëpi. Duhet që ta jetosh në të gjitha aspektet e jetës, që bën çdo ditë. Edhe pjesa më poetike fshihet në gjërat më të mita, më të vogla, besoj se do të më duhet pak më shumë kohë. Një këngë me një motiv shqiptar e kam shkruar për diskun e ri, besoj se do jetë një gjë shumë e bukur për mua.

Ermal Meta, kantautor

Meta përveçse një këngëtar, është edhe një poet i mirë, për këtë tregon se ku e gjen frymëzimin

“E gjej në jetën e përditshme, s’ka sekrete të mëdha, mjafton ta gjesh botën me një sy tjetër, sepse poezia është tek çdokush, mjafton që të vëzhgosh”. –thotë ai.

Një nga kujtimet më të bukura, që ruan me fansat e tij është në Shqipëri

Kam kujtime shumë të bukura, më kanë thënë gjëra shumë prekëse. Një moment që do e mbaj gjithmonë në zemër është koncerti i parë në Tiranë, që nuk e prisja që gjithë ata njerëz të këndonin këngët e mia, e ndjeja veten në faj që këndoja në italisht. Pesë këngët e para më vinte që të qaj.

Ermal Meta, kantautor

Të qenit i famshëm e bën që në jetën personale, t’i mungojnë shumë gjëra

Më mungon thjeshtësia.  Kur ndjek këtë rrugë duhet ta marrësh pakon komplet.

Ermal Meta, kantautor

Nëse një ditë do t’i duhej që të hiqte dorë nga muzika, ai është i vendosur, duke na thënë se:

“Për asnjë arsye”. 

Ermal Meta ka një falënderim të veçantë, por jo vetëm për ata që e ndihmojnë

Dua që të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, familja ime më të gjitha, por dua që të falënderoj që të gjithë ata që më kanë penguar, se të japin një forcë shumë të madhe se ata që të ndihmojnë.

Ermal Meta, kantautor

Ermal Meta ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve në datë 20 dhjetor, natën e parë të Festivalit të Këngës. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja