DURRËS- Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi i janë gjetur në banesë një armë zjarri pushkë dhe kallëpe me lëndë plasëse.
Policia ka shkruar në banesën e 51-vjeçarit, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, se në lagjen nr. 14, Durrës, në një familje kishte konflikt familjar, ku kanë konstatuar shtetasin I. T., i cili ishte në gjendje të dehur.
Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë, 3 kallëpe me lëndë plasëse, 3 radio dhënëse-marrëse dhe 1 kapsollë me 2 fije elektrike.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".