I gjendet drogë e tharë në vazo 
kapet në Shkodër 41 vjeçari

I gjendet drogë e tharë në vazo <br />kapet në Shkodër 41 vjeçari
41 vjeçari Agim Bekaj në Shkodër është vënë në prangat e policisë, pasi në banesën e tij është gjetur një kovë e mbushur me një sasi materiali bimor në formë boçe, në gjendje të thatë, e llojit Cannabis Sattiva me peshë 1 kg e 353 gram.

Përveç kësaj, i është gjetur edhe një qese e mbushur me fara të dyshuara si ajo e bimës Cannabis Sattiva me peshë 70 gramë.

droge shkoder

41 vjeçari jetonte në lagjen  “Tepe” dhe deri tani ende nuk dihet nëse ai ka lidhje me ndonjë grup të shpërndarjes së drogës, apo vepronte i vetëm në këtë veprimtari.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false