Policia e Sarandës ka “goditur” një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ka vënë në pranga 2 persona.
Gjatë kontrollit në një lokal në Sarandë, në pronësi të njërit prej të arrestuarve, Erjon Priti dhe më pas në automjetin e tij dhe të 33-vjeçarit Geart Çoçka policia ka evidentuar në sasi me lëndë narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në dhjetëra doza, gati për shtirje,
Kjo nuk është hera e parë që mbi Geart Çoçka rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, pasi ai ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia e lëndës narkotike në doza dhe 2 automjetet në pronësi të të arrestuarve.
Ndaj 31-vjeçarit Erjon Prifti dhe 33-vjeçarit Geart Çoçka rëndon akuza e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.