I grabitën diamantet dhe i vunë
gjobë 10 mijë €, kapen 2 të rinjtë

I grabitën diamantet dhe i vunë<br />gjobë 10 mijë €, kapen 2 të rinjtë
TIRANË-E grabitën duke i marrë flori dhe diamante, ndërsa më pas i vendosën gjobë 10 mijë euro. Është kjo skema që përdorën 3 të rinj nga Tirana ndaj biznesmenit me inicialet R.S.
 
Fillimisht Enea Duraj 26 vjec, Renato Toska 28 vjec dhe 31-vjeçari E.H grabitën me dhunë në Yrshek biznesmenin R.S.
 
3 të rinjtë i morën sende me vlerë, diamante dhe flori, si dhe një shumë parash që biznesmeni i mbante me vete.
 
Operacioni, si u kërcënua biznesmeni
Ngjarja ka ndodhur në 19 gusht dhe vetëm pak orë më pas 3 të rinjtë kanë kanosur biznesmenin përsëri, duke i kërkuar 10 mijë euro, në mënyrë që ta linin të qetë.
 
I ndodhur në këto kushte R.S ka shkuar në Polici. Uniformat blu i kanë thënë biznesmenit që të dorëzonte shumën e parave, ndërkohë që në momentin e dhënies së lekëve, do të ndërhynte Policia.
 
Pikërisht një ditë më parë në zonën e Yrshekut, R.S. u ka dhënë 5 mijë euro dhe 300 mijë lekë Enea Durajt dhe Renato Toskës.
 
Policia ndërkohë kishte organizuar operacionin e quajtur “Diamantët”. Menjëherë sapo kanë marrë lekët, kanë qenë Forcat Operacionale, të cilat kanë ndërhyrë duke vënë në pranga Enea Durajn dhe Renato Tosken.
 
Atyre u është gjetur në çantë edhe shuma prej 5 mijë euro dhe 300 mijë lekë të reja. Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim edhe 31-vjeccarin E.H, I cili është bashkëpunëtor i dy të rinjve.
 
Policia thotë se Enea Duraj, Renato Toska dhe E.H do akuzohen për vjedhje me dhunë, dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vepra penale që parashikon dënime me nga 10-20 vite burg.

gjobe biznesmenit
 Dy të arrestuarit nga policia

gjobe biznesmenit
Një pjesë e shumës së parave që ju sekuestrua autorëve

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim