VLORË- Tre adoleshentë në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë me dhunë një 70-vjeçari një shumë parash në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë.
Kamerat e sigurisë në zonë kanë bërë të mundur identifikimin e tre autorëve të mitur, P. K., 16 vjeç, K. K., 16 vjeç dhe A. A., 15 vjeç.
Grabitja është kryer më datë 7 janar, ndërsa në pamjet shihet edhe një moment kur ata vrapojnë me vrap pasi kanë grabitur paratë.
Policia i ka arrestuar në befasi tre adoleshentët, teksa ata ecnin të vetëm nëpër rrugë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.