Një 39-vjeçar me inicialet E.M., përfundoi në prangat e policisë pasi i kishte hapur një shtetaseje me inicialet A.V., llogari në rrjetet sociale, duke përdorur fotot e saj personale.
I arrestuari ishte dënuar më parë për veprën penale “vjedhje me dhunë”.
Sipas policisë, pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas ka hapur në mënyrë të vazhdueshme, llogari false në rrjetet sociale, me gjeneralitetet dhe fotot e shtetasve të tjerë.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.