Dy persona kanë rënë në pranga e polcisë në Leçe të Italisë pasi janë kapur me një sasi të konsidrueshme kokaine.Një prej të arrestuarëve është shtetas shqiptarë ku sipas mediave italiane bëhet fjalë për Liridon Bosi 25-vjeç. Ndërsa shtetasi italian është identifikuar si, Stefano Castrignanò, 32 vjeç, lindur në Leçe.
Dy të rinjtë kanë rënë në pranga policisë pas një hetimi të gjatë ndaj tyre. Sipas policisë në fillim është arrestuar 32-vjeçari italian i cili kishte me vete disa çelësa të dyshimtë. Më pas polcia ka shkuar në banesën e italianit ku në të kanë gjetur Liridon Bosin. Pas kontrollit policia aty ka gjetur 1 kg kokainë dhe të gjitha materialet e nevojshme për paketimin e dozave përfshirë edhe një peshore elektronike si dhe ngjitës. Dy të rinjtë përfunduan në burgun “Borgo San Nicola” në Leçe.
Komento