I hetuar për korrupsion,
vetëvritet gjenerali kinez

I hetuar për korrupsion,<br />vetëvritet gjenerali kinez<br>
Një oficer i rangjeve të larta të ushtrisë kineze, njëkohësisht ish-drejtues i Komisionit Qendror Ushtarak, ka kryer vetëvrasje.

Gjenerali Zhang Yang, siç raportojnë mediat kineze, ishte nën hetim për korrupsion. Ai është gjetur i vetëvarur në shtëpinë e tij në Pekin.

Ish-anëtari i strukturës së fuqishme ushtarake po mbikëqyrej për një aferë ryshfeti ku ishin të përfshirë edhe dy ushtarakë të tjerë, të shkarkuar me turp nga radhët e forcave të armatosura.

Sipas hetuesve, 66-vjeçari dyshohej se kishte ofruar dhe marrë “zarfe”, se kishte përvetësuar një pronë të përmasave të mëdha, si dhe për shkelje të rëndë të disiplinës dhe ligjit.

Zhang Yang është oficeri më i vjetër ushtarak që kryen vetëvrasje për shkak të hetimeve për korrupsion, që në vitet e fundit kanë vënë në shënjestër nivelet më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit.

Përmes një komunikate për shtyp të publikuar online, ushtria kineze e ka cilësuar vetëvrasjen e Yang një “akt të pështirë” për t’i shpëtuar ndëshkimit të partisë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg