Tre të rinj nga Saranda janë vënë nën hetim nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur fishekzjarre në oborrin e një banese në Konsipol, pronarin e së cilës e kanë kanosur dhe goditur me grushte më pas.
Xh. P., 19 vjeç, E. B., 19 vjeç dhe F. P., 21 vjeç, të tre banues në Konispol, janë vënë nën hetim nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur lëndë piroteknike (fishekzjarre), në oborrin e banesës së M. A., në Konsipol, të cilin më pas e kanë kanosur dhe e kanë goditur me grushte.
Po ashtu efektivë të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim S. M., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shkop, dy 15-vjeçarë.
Ndërsa Policia Rrugore Vlorë arrestoi një 60-vjeçar me iniciale D.M , banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po ashtu u arrestuan L. K., 39 vjeç dhe E. M., 26 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.4%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3294
Lajme të tjera
-
Legjenda e muzikës italiane, Mogol në skenën e ‘Petro Marko’ në Vlorë
30 Shtator, 15:56
-
U largua me vrap pasi i mori çantën me para kambistit, punonjësit e Policisë Bashkiake kapin hajdutin pakistanez
30 Shtator, 12:44
-
FOTOT/ Mbërrin në portin e Vlorës anija kroçere ‘E bukura e Adriatikut’ me 146 turistë
29 Shtator, 10:34
-
Vdekja e kamerierit 17-vjeçar në Sarandë një muaj më parë, arrestohet pronari i lokalit ‘Orange’
27 Shtator, 15:40
-
Censi në Himarë me përkthyes në greqisht! Banorët: Ende s’kanë ardhur anketuesit
26 Shtator, 16:18
-
Dhunoi barbarisht dhe mbajti të izoluar gruan dhe vajzën 2-vjeçare në Greqi, 28-vjeçari shqiptar: Më acaroi se donte të shkonim në Angli
26 Shtator, 15:26
-
Aksident në aksin Konispol-Kranë, plagoset një grua
26 Shtator, 13:36
-
Vlorë/ Vëllezërit godasin me grushte e thikë 33-vjeçarin, arrestohen
26 Shtator, 12:36
-
Vlorë/ Makina përplaset me pemën në Lungomare, shoferi nxirret me vështirësi nga mjeti, dërgohet në spital (Video)
25 Shtator, 16:29
-
Digjet kamioni pranë autostradës Vlorë-Fier, anjë i lënduar
25 Shtator, 14:45
-
Disa vatra zjarri aktive në Vlorë, fshatrat e Selenicës në 'mëshirë' të fatit, mbeten pa asnjë zjarrfikëse
23 Shtator, 21:07
-
Himarë/ Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe me ullinj dhe shkurre, 2 persona nën hetim (Emrat)
23 Shtator, 19:12