I humb mushka në Gjirokastër, e gjen pas 4 vitesh në Facebook (Historia)

I humb mushka në Gjirokastër, e gjen pas 4 vitesh në Facebook (Historia)

I humb mushka në fshatin Fushë-Bardhë të Gjirokastrës dhe e gjen pas katër vitesh me anë të Facebook-ut në fshatin Rehovë të Vithkuqit.

Familja në të cilën u gjend mushka e kishte blerë atë nga një i panjohur nga Vlora kundrejt shumës 130 mijë lekë.

Klaudia Shehu i kishte humbur mushka “Katra” dhe e gjeti atë nga një njoftim në Facebook ku e kishin nxjerrë për shitje. Humbjen e “Katrës” Klaudia e kishte denoncuar edhe në Komisariatin e Gjirokastrës, por në 4 vjet nuk ishte gjetur. Fatmirësisht, duke lundruar në Facebook në faqen e blegtorisë ajo sheh mushkën e saj.

“Katra” ka lindur në shkurt të 2004 dhe ka qenë 12 vjeçe kur më humbi. Për katër vjet, edhe pse e kam denoncuar, nuk është bërë asgjë. Kur e pashë në Facebook nuk po u besoja syve dhe kam kontaktuar me zotërinë sikur doja ta blija. Kam ardhur nga Zvicra për të”, shprehet Klaudia.

Zonja Isufi, ku aktualisht është mushka, tregoi se atë e kishin blerë para 3 vjetëve nga një zotëri nga Vlora me emrin Krenar. “E njihnim se vjen me bagëti në malin tonë“, shprehet znj.Isufi.

Për “Katrën” kjo familje kishte paguar plot 130 000 lekë. Pas dy vjetësh kishin dashur ta shisnin dhe djali i saj i vogël kishte pasur mendimin ta nxirrnin në Facebook. “Me çfarë pamë na u mbush mendja që mushka është e zonjës, por ne nuk mund ta japim badjava se kemi harxhuar lekë, plus nuk jemi dhe në gjendje”, shprehet zj. Isufi.

Nga ana tjetër, Klaudia nuk mund të blejë mallin e saj pasi e ka rritur vetë mushkën dhe është e saja. Këtë gjë mbetet ta zgjidhë dhe Prokuroria e Gjirokastrës, pasi për këtë çështje është hapur një proces penal./TCH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • florid: 03/04/2019 23:47

    ky eshte hall

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni nga njësia FAST

Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni nga njësia FAST