I hyjnë në shtëpi, Shpend Ahmeti
sherr me gratë e pastreha
Në një audio-incizim dëgjohen bisedat e tensionuara të grave që fajësojnë Shpend Ahmetin me bindjen se ai ka urdhëruar lirimin e atyre banesave.
Rreth 40 gra të familjeve që u dëbuan nga një bllok banesash në lagjen Dardania të Prishtinës, kanë mësyrë mbrëmjen e së martës në shtëpinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Në një audio-incizim të siguruar nga 'Ekonomia Online', dëgjohen bisedat e tensionuara të grave që fajësojnë Shpend Ahmetin me bindjen se ai ka urdhëruar lirimin e atyre banesave.
E ndërsa banorët kanë mësyrë në shtëpinë e Ahmetit për t'i kërkuar zgjidhje, nuk janë pritur miqësisht, por ky i fundit madje u ka bërtitur.
Në videon-audio duket qartë që Ahmeti nervozohet dhe shpesh herë u bërtet grave që shkuan të kërkonin zgjidhje për të mos u dëbuar nga banesat që kanë jetuar për shumë vjet.
“Ngjomni mirë çka po ju them, në qato banesa nuk keni me ndejt… Unë i kam 500 mijë banorë. Qe dy vjet po ju them aman hajdeni të bëjmë zgjidhje se kanë me ju qit”, vazhdon ai.
“Qysh po më bërtet”, i drejtohet një grua.
“Qysh të doket me t’i bërtit dikush gruas tande”.
Ahmetaj i thotë se: “Me rrenat e tjetër kujt më vjen. Mos më hajdeni te shtëpia…"
Gruaja: “Je kryera komune jo i rrugëve”
Ahmeti: “Po ti i beson fjalët e atyre apo të jemet. Ti ke ardh ke shpia ime. Nuk ta kam ba unë, tjetër kush ta ka ba. Mos më hajdeni ke shpia jeme. Dilni përjashta. Jeni brenda shpish sime”.
Pas episodit, Ahmeti ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “Mbrëmë rreth orës 21:00 prapë te shtëpia erdhën familjet e Dardanisë. Prapë i kishte gënjyer dikush”.
Policia e Kosovës ka zbatuar një urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke larguar 12 familje nga banesat në lagjen “Dardania”, që i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë. Në ditët në vazhdim pritet që të dëbohen edhe familjet e tjera.
Familjet ishin strehuar aty që nga paslufta.
Janë gjithsej 131 banesa në këtë bllok të ndërtuar në vitet 1990-të e dedikuar refugjatëve serbë nga Bosnja dhe Hercegovina.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4538
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45