I hyri në shtëpi dhe tentoi të përdhunojë të renë, arrestohet 44-vjeçari në Lushnje! U pikas nga familjarët e vajzës, ishte i dehur (Emri)

I hyri në shtëpi dhe tentoi të përdhunojë të renë, arrestohet 44-vjeçari në Lushnje! U pikas nga familjarët e vajzës, ishte i dehur (Emri)

Foto ilustruese

44-vjeçari i identifikuar si Besmir Hysllari është arrestuar në Lushnje pasi i ka hyrë në shtëpi një të reje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë-Sektor. Policia informon se ai ka hyrë në banesën e 20-vjeçares por është pikasur nga familjarët e saj në tentativë për të thyer derën. Kur ka tentiar të hyjë në shtëpinë e të resë, Hysllari ka qenë i dehur. Por fatmirësisht ai është pikasur nga familjaret teksa provonte të thyente derën dhe më pas është kapur nga policia. Familjaret e vajzës nuk kanë pranuar të flasin ndërsa të afërm të 44 vjeçarit pohojnë faktin se ai ka probleme të shëndetit mendor dhe është përdorues i rregullt i alkoolit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" e mbetur në tentativë", thotë policia.

Pasi është arrestuar mbi të rëndon akuza për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" e mbetur në tentativë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Tentoi të përdhunojë të renë në shtëpinë e saj në Lushnjë, 44 vjeçari u pikas nga familjarët e vajzës, duke thyer derën! Ishte i dehur

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Lushnje ku një 44-vjeçar është arrestuar pasi i ka hyrë në shtëpi një të reje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Bëhet fjalë për 44 vjeçarin e identifikuar si Besmir Hysllari i cili ishte i sëmurë mendor. Hysllari pasi ka konsumuar alkool ka tentuar të hyje me dhunë në banesën e 20 vjeçares për të kryer marrdhënie seksuale me të. Por fatmirësisht ai është pikasur nga familjaret teksa provonte të thyente derën dhe më pas është kapur nga policia. Familjaret e vajzës nuk kanë pranuar të flasin ndersa të afërm të 44 vjeçarit pohojnë faktin se ai ka probleme të shëndetit mendor dhe është përdorues i rregullt i alkoolit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord