GJIROKASTËR- DJ Cherry, i njohur nga emisioni ‘Zonë e Lirë’ ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi transportonte kundrejt fitimit emigrantë për kalimin e paligjshëm të kufirit.

38-vjeçari Ardian Kola më datë 19.06.2022, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin  po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës.  

38-vjeçari ishte në kërkim nga policia e Gjirokastrës që prej katër muajsh. Kola nuk iu bind urdhërit të policisë duke e braktisur më vonë makinën në fshatin Mashkullorë.