Dy vogëlushët me origjinë shqiptare që gjetën vdekje nga dora e babait të tyre Flamur Rexha më 26 dhjetor në Gjermani, janë varrosur në Hamburg më 12 janar.
"Majlind dhe Gentian", shkruhej mbi pllakat e varrit të dy vogëlushëve, ndërsa mbiemri "Rexha" siç edhe kërkoi nëna e tyre nuk do t'i shoqëronte në "udhëtimin" e tyre të fundit. Madje në ceremoninë mortore nuk ishte i pranishëm asnjë familjar me mbiemrin Rexha (mbiemri i babait të djemve).
Për t'i dhënë "lamtumirën" e fundit Majlindit dhe Gentianit, të pranishëm më 12 janar kanë qenë shokët e klasës, ekipit të futbollit dhe familjarët e ngushtë.
Lajmin për varrimin e ka bërë me dije daja i fëmijëve për mediat kosovare, ndërsa tregoi se të pranishëm kanë qenë rreth 300 veta, duke theksuar se janë respektuar të gjitha masat anti-COVID.
Daja i djemve tregoi se me gjithë dhimbjen e saj e plagët në trup, mori pjesë edhe nëna e tyre, ndërsa shtoi se ishte e shoqëruar nga mjekët e spitalit.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur një ditë përpara Krishtlindjes. Flamur Rexha vrau dy fëmijët e tij, plagosi gruan dhe më pas u vetëvra.


J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A bënë zgjedhjen e duhur demokratët duke rikthyer në krye Sali Berishën?
-
Po
14.9%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 952
Lajme të tjera
-
Avokati gjerman: Emigrantët nga Ballkani Perëndimor të mos humbasin durimin për vizën e bashkimit familjar! Gabimet që duhen mënjanuar
22 Maj, 08:14
-
Zaloshnja: SHBA-në (86%) dhe Gjermaninë (59%) duan shqiptarët t’u japë prioritet Shqipëria
21 Maj, 14:38
-
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE
20 Maj, 15:51
-
Pesë shtetet e 'QUINT-it' i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit
20 Maj, 13:09
-
U nisën për të punuar në ndërtim, por përfunduan në ‘hotel bari’, 2 të rinj shqiptarë dalin para drejtësisë gjermane
19 Maj, 19:39
-
Bllokada ndaj energjisë ruse dhe ndikimi në tregun global
19 Maj, 17:59
-
Vizita në Berlin, Rama: Nëse në qershor nuk caktohet data për konferencën ndërqeveritare, kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut
19 Maj, 17:44
-
Kancelari Gjerman Scholz do të vizitojë Shqipërinë
19 Maj, 12:00
-
Rama vizitë në Berlin, bashkëbisedim me parlamentarë të Bundestag-ut
19 Maj, 10:56
-
Ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder i hiqen privilegjet
18 Maj, 12:51
-
Sondazhi, inflacioni shqetësimi më i madh i gjermanëve
17 Maj, 19:13
-
Ministrat e BE diskutojnë për Ballkanin Perëndimor! Gjermania e prerë: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
16 Maj, 14:00