‘Na martoi një hoxhe!’ Detaje nga dosja e mjekut Dervish Hasi! Dëshmia e 16 vjeçares dhe e prindërve: I bëri lavazh trurit! Na tha s’po bëjmë asgjë të keqe

‘Na martoi një hoxhe!’ Detaje nga dosja e mjekut Dervish Hasi! Dëshmia e 16 vjeçares dhe e prindërve: I bëri lavazh trurit! Na tha s’po bëjmë asgjë të keqe

Dervish Hasi

Në dosjen hetimore të mjekut Dervish Hasi që u la në burg nga Gjykata e Tiranës me akuzat “trafikim i të miturve” dhe “pornografia”, për shkak se për 2 vite mbajti një të mitur si gruan e tij të katërt, janë bërë me dije detaje të reja nga dëshmia e prindërve të të miturës por edhe nga vetë vajza.

Kallëzimi për raportin mes tyre është bërë nga i ati i vajzës 16-vjeçare i cili pretendon se 42-vjeçari 'i ka bërë lavazh truri' pasi dhe kjo e fundit nuk pranonte të ndahej prej tij duke vijuar kështu lidhjen prej dy vitesh.

Të dy prindërit sipas dosjes hetimore të publikuar në media, janë shprehur se vajza nuk i dëgjoi “duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”.

Në kushtet që vajza e tyre nuk pranonte në asnjë mënyrë të shkëpuste kontaktet me mjekun, sipas dosjes, të dy prindërit thonë se i kanë kërkuar edhe disa herë vetë mjekut Hasi që të mos kishte me kontakte me vajzën. Ky i fundit ka thënë “S’po bëjmë asgjë të keqe”.

Në dëshminë e dhënë në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj më datë 17.01.2024 vajza ka deklaruar se gjithçka e ka bërë me dëshirë dhe se kanë bërë martesë fetare sipas një dokumenti fetar të quajtur NIKAH dhe se kjo martesë fetare është bërë në prani të një hoxhe,para rreth një viti.

Mjeku kardiokirurg i Sanatoriumit, Hasi, do të qëndrojë në burg pa afat nën akuzën e “trafikimit të të miturve” dhe “pornografisë”, duke rënë në këtë mënyrë vepra penale fillestare me të cilën u referua materiali në prokurori, ajo e “prostitucionit”. Veprat penale janë në përputhje me provat që akuza ka mundur të administrojë, nisur nga komunikimet dhe videot e gjetura në celularin e Hasit. Prokuroria në ngarkim të tij nuk ka mundur të ngrejë akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur” pasi në kohën që janë njohur e mitura kishte kaluar pragun 14 vjeç që e kap kjo vepër penale. Në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën Penale të Tiranës, 42-vjeçari iu referua të miturës sërish me termin “gruaja ime”, duke mohuar akuzat që rëndojnë në drejtim të tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
Arrestimi i mjekut Dervish Hasi për abuzim me të mitur, dëshmia e 16 vjeçares: Na martoi një hoxhë me 'Nikah', ndodhi me dëshirën time! I njoh 3 gratë e tjera

1706031658_1705586309dervishhasi.jpg

‘Na martoi një hoxhë’ thotë 16 vjeçarja që rezultoi të ishte gruaja e 4 e një mjekut Dervish Hasi. Dëshmia e saj në dosjen hetimore është tronditëse teksa thotë se është praktikante e fesë myslimane dhe e lejon feja që meshkujt të kenë shumë partnere. Në dëshmi e mitura rrëfen se e njohu mjekun në moshën 14 vjeçare dhe për dy vite vijuan komunikimin, ndërsa kur bëri 16 vjeç kanë kryer marrëdhënie intime.

Ajo pranon se ishte në dijeni të grave të tjera të mjekut dhe gjithçka e ka bërë me dëshirë. Sipas dëshmisë ata kanë bërë një martesë para një viti sipas një dokumenti fetar të quajtur NIKAH, në prani të një hoxhe.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar