KUBE- Ish-lideri kuban Fidel Castro ka thënë se ai vendosi të japë dorëheqjen dhe të transferonte pushtetin vëllait të tij më të ri, Raul, sepse ai u diagnostikua me një sëmundje fatale në vitin 2006.
Në një artikull të botuar për të shënuar ditëlindjen e tij të 87-të , Fidel Castro tha se ai nuk e priste që t’i mbijetonte sëmundjes në stomak dhe të jetonte kaq gjatë.
“Nuk mund ta imagjinoja se jeta ime do të zgjaste edhe 7 vite të tjera”. Fidel Castro kishte qenë në pushtet, që prej Revolucionit kubanez në 1959-ën.
Artikulli i gjatë u publikua vetëm nga gazeta zyrtare “Granma”, të mërkurën, një ditë pas përvjetorit të tij të lindjes. Castro u largua nga zyra për trajtime mjekësore në 2006-ën, por formalisht hoqi dorë nga roli i kryekomandantit dhe presidentit të Kubës në shkurt 2008.
Castro zbuloi gjithashtu se Kuba ka marrë armë nga Korea e Veriut në fillimet e viteve ‘80.
Sipas disa spekulimeve SHBA-ja ka planifikuar qindra mënyra për të likujduar Fidel Castron që urrente imperializmin amerikan, ku ata që tentuan të zbatojnë disa prej këtyre metodave nuk patën sukses.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com