Aurela Hoxha është një nga modelet më të komentuara për format e saj trupore dhe për ndërhyrjet estetike, të cilat të themi të drejtën asnjëherë si ka pranuar pavarësisht akuzave të shumta. E ftuar në “Flakë fare”, e pyetur nëse i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme modelja ka thënë se ‘Po’.

“Që ku isha e vogël mamaja më ka thënë që unë kisha frikë nga njerëzit jo shumë të bukur.”

Ua si unë,”- tha moderatori Kelvi Kadilli,- “Edhe unë i ka fobi njerëzit e shëmtuar.”

Pooo,”- vazhdoi sërish Aurela,- “Duke i kërkuar falje Zotit dhe njerëzve po tregoj një histori. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë.”