I këput engjëllin nga qafa, arrestohet 24-vjeçari nga Ura Vajgurore

I këput engjëllin nga qafa, arrestohet 24-vjeçari nga Ura Vajgurore

Një operacion policor i koduar "Gold" vuri në pranga një 24-vjeçar me inicialet E.B me banim në Urën Vajgurore, pasi akuzohet për vjedhjen nga qafa të varëseve të floririt, në 5 raste.

Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa një vajze me inicialet F.F.

Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt  E.H dhe është larguar me vrap.

Gjithashtu është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore.

Në datën 03.09.2019 në lagjen "Liri Gero" Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.

Në datën 29.10.2019, në lagjen "Kongresi i Përmetit" Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P.

Në datën 31.10.2019, në lagjen "Sheq i Madh" Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave