Në Itali 2844 raste të reja dhe 27 viktima! I kërcënuar nga bllokimi prej Covid, Parisi pret me frikë ditën e hënë

Në Itali 2844 raste të reja dhe 27 viktima! I kërcënuar nga bllokimi prej Covid, Parisi pret me frikë ditën e hënë

Parisi po pret me frikë javën e ardhshme pasi kryeqytetit rrezikon ti kthehet bllokimi teksa qeveria franceze tha se pandemia po  përkeqësohet.

"Që nga dita e djeshme Parisi e ka kaluar pragun që e vendos atë në kategorinë e alarmit maksimal," tha ministri francez i Shëndetësisë Olivier Véran.

Pragu i "alarmit maksimal" në Francë arrihet kur shkalla e incidencës arrin 250 të infektuar për 100,000 njerëz, të paktën 30% e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zëna nga pacientë me koronavirus dhe shkalla e Covid midis të moshuarve kalon 100 raste për 100,000.

Véran tha se nëse "evolucioni" konfirmohet edhe të dielën, "ne nuk do të kemi asnjë zgjidhje tjetër përveç vendosjes së masave të bllokimit në Paris dhe periferitë së tij

Aurelien Rousseau, kreu i autoritetit shëndetësor të rajonit të Parisit, i tha radios France Inter të mërkurën që 34% e shtretërve të kujdesit intensiv ishin të zënë nga pacientët Covid-19 dhe shkalla e incidencës te njerëzit mbi 65 vjeç ishte më shumë se 100 për 100,000.

Ai tha se norma ishte gjithashtu shumë e lartë te ata midis moshës 20 dhe 30 veç, 450 raste për 100,000 njerëz.

Marseja dhe departamenti i Guadelupë janë tashmë në "gatishmëri maksimale", që do të thotë baret dhe restorantet u detyruan të mbyllen.

Sipas ministrisë franceze të shëndetësisë, ky nivel alarmi nënkupton gjithashtu mbylljen e të gjitha institucioneve të tilla si kinematë dhe muzetë, përveç nëse ato kanë protokolle të rrepta dhe të respektuara të shëndetit, dhe mbylljen opsionale të plazheve dhe zonave liqenore.

Shumë pronarë biznesesh në Paris kanë frikë nga ndikimi afatgjatë i mbylljes që mund të vendoset dhe kanë dalë për të protestuar kundër kufizimeve tashmë ekzistuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:59
Covid në Itali/ Regjistrohen 2844 të infektuar dhe 27 viktima në vetëm një ditë

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 27 viktima nga koronavirusi (dje ishin 23)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35,968

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2844 raste të reja pozitiv,(dje ishin 2499) për një total prej 322.751të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë

Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1247, për një total prej 231.217 raste

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 5 viktima dhe 393 raste të reja pozitive.

 

 

Ora 15:21
Në Mbretërinë e Bashkuar, brenda 3 muajve vaksina për të gjithë! Përshkallëzohet situata Covid në Rusi

Sipas një raporti të Times, vaksina e koronavirusit mund të përhapet në të gjithë Britaninë brenda tre muajve të ardhshëm.

Burime qeveritare të përfshira në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës së Oksfordit i thanë Times se ata presin që pas miratimit, brenda tre muajve të vaksinohet pjesa më e madhe e popullatës.

Gazeta raporton se "shkencëtarët që punojnë në vaksinën e Oksfordit shpresojnë që ajo të miratohet nga rregullatorët para fillimit të vitit të ardhshëm".

Përshkallëzohet situata Covid në Rusi

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.204.502, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 21.251.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 9.859 raste të reja me virusin, shifra më e lartë që nga 15 maji, dhe 174 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 975.859, me 5.563 të shëruar në 24 orët e fundit. Në Moskë janë regjistruar 2.884 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 300.613, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 5.314, me 32 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 47,2 milionë teste, përfshirë 423 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, kurse brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.

Ora 14:20
Covid/ India drejt thyerjes së të gjitha rekordeve të infeksionit

Numri i të vdekurve lidhur me koronavirusin në Indi kaloi sot pragun prej 100 000, sipas shifrave zyrtare, gjë që e bën Indinë vendin e tretë për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 pas SHBA-së dhe Brazilit. 

Një total prej 100 842 të vdekur janë regjistruar, sipas shifrave të Ministrisë indiane të Shëndetësisë. Pandemia vazhdon të shkaktojë shumë viktima në Indi, vendi i dytë më i populluar në botë me 1,3 miliardë banorë.

Me 6,47 milionë raste India zë vendin e parë.

Sidoqoftë, fakti që popullsia e Indisë është katërfishi i popullsisë amerikane, ndërkohë që SHBA-ja ka dy herë më shumë viktima se India, ngre dyshime për saktësinë e shifrave indiane.

“Ne nuk e dimë se sa të besueshme janë shifrat e vdekjeve në Indi”, theksoi virologu, Jacob John.

“India nuk ka një sistem të mbikëqyrjes së shëndetit publik që do të dokumentonte të gjitha rastet e sëmundjes dhe vdekjes në kohë reale”, shtoi ai.

Megjithëse autoritetet indiane kryejnë rreth një milion teste në ditë, si përqindje e popullsisë shkalla e testimit të Indisë është shumë më e ulët se ajo e shumë vendeve të tjera.

Ora 13:57
Bota drejt pragut të 35 milionë rasteve Covid, regjistron edhe mbi 1 milion vdekje

Përballja me Covid-19, vazhdon të jetë problematike në gjithë botën. Shifra e të infektuarve po shkon 35 milionë, ndëkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1 milionë persona.

Shtetet e Bashkura kanë shënuar numrin më të lartë të infeksoneve, ku në total  janë regjistruar 7,549, 323 njerëz të infektuar, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë është 213,524.

India renditet e dyta,  ku çdo ditë po regjistron shifra të larta infektimi ditor. Gjatë 24 orëve të fundit, ka shënuar mbi 1,610 të infektuar, duke e çuar numrin në total 6,473,544 njerëz. Ndërkohë kanë humbur betejën me jetën 100,875 persona.

Gjithashtu, Meksika është një nga vendet me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë orëve të fundit ka shënuar 4,775 raste të reja infeksioni, ndërkohë kanë ndërruar jetë mbi 414 persona, duke e çuar shifrën në total 78492.

Situata paraqitet problematike dhe në Evropë, ku disa vende si Italia, Greqia dhe Spanjë po përballen me një shpërthim të dytë të Covid-19. Disa prej tyre kanë vendosur shtrëngim të masave parandaluese dhe po shkojnë drejt izolimit.

Ora 13:15
Covid/ Madridi përballë një izolimi të dytë kaotik

Qyteti i Madridit dhe disa komuna të tjera pranë kryeqytetit spanjoll po përgatiten të hyjnë në një izolim të dytë, pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi 11 325 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 113 vdekje. 

Qeveria spanjolle e Madridit lëshoi një dekret për të izoluar kryeqytetin spanjoll dhe nëntë qytete rreth tij nga ora 10 e mbrëmjes së sotme.

Urdhri u lëshua pasi qeveria qendrore e Spanjës detyroi zyrtarët e Madridit të shtrëngojnë masat, por qeveria e Madridit paraqiti një kundërshtim ligjor për të rrëzuar masat.

Por tani për tani, qyteti i Madridit dhe zona të tjera të prekura rëndë nga koronavirusi nuk do të lejojnë që njerëzit të dalin nga komunat e tyre për shkaqe të pajustifikuara. Në zonat e izoluara, baret, restorantet dhe palestrat mund të punojnë me një kapacitet prej 50% dhe duhet të mbyllen deri në orën 23:00.

Masat do të rishqyrtohen çdo javë dhe kur situata epidemiologjike të përmirësohet qeveria qendrore do të lejojë rihapjen.

“Qytetarët që shkelin rregullat e lëvizjes nuk do të gjobiten ose dënohen derisa një gjykatës t’i ratifikojë rregullat e reja”, theksoi ministri i Drejtësisë i qeverisë së Madridit, Enrique Lopez.

“‘Ndërkohë, policia do të vendosë “kontrolle informuese” për t’u treguar njerëzve në lidhje me masat e reja. Ai bëri thirrje për qetësi mes kaosit”‘, shtoi ai.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë, niveli i infeksioneve të reja me koronavirus në Madrid ka shënuar rënie këtë javë, por ka pasur vonesa në rritje të raportimit të tyre.

Në Madrid, tubimet shoqërore janë të kufizuara në gjashtë persona

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve