Zyrtari i lartë i shtetit të Georgias, SHBA, Brad Raffensperger shprehet se Presidenti Donald Trump e ka gabim kur flet për parregullsitë zgjedhore në këtë shtet. I ftuar në programin "Good Morning America" në kanalin ABC News ai tha se Trump vijon ende të besojë në teori konspirative mbi manipulimin e zgjedhjeve në shtetin e Georgias.
“Ai foli shumicën e kohës. Ne dëgjuam shumicën e kohës,” tha zoti Raffensperger. “Të dhënat që ka ai janë thjesht gabim. Ai ka të dhëna të gabuara.”
"Gjatë dy muajve të fundit, ne vazhdojmë të bëjmë luftë me thashethemet", tha zoti Raffensperger. “Kjo ishte mjaft e qartë shumë herët, kur ne hodhëm poshtë si të pavërtetë secilën prej atyre teorive që kanë qarkulluar. Por Presidenti Trump vazhdon t’i besojë atyre. Ne mendojmë se e vërteta ka rëndësi.”
Të hënën, Trump, i cili ka refuzuar të pranojë humbjen ndaj Presidentit të zgjedhur Biden, e vazhdoi në Tëitter sulmin e tij për rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se në mbrëmje, ai do të zbulonte sipas tij numrat e vërtetë, kur të shkonte në Georgia për të bërë fushatë për dy senatorë republikanë që përballen të martën në balotazh me dy sfidues demokratë.
"Si mund të çertifikosh zgjedhjet, kur numrat që çertifikohen janë të GABUAR dhe kjo mund të verifikohet", tha Trump në një koment që Twitter-i e etiketoi si "të debatueshëm".
Në telefonatën me sekretarin e shtetit të Georgias, Presidenti Donald Trump paraqiti një sërë kalkulimesh të paqarta dhe pretendimesh të rreme, duke kërkuar përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhje.
Në një audiopërgjim të publikuar nga ‘Washington Post’, Donald Trump i ka kërkuar zyrtarit të lartë të Georgias 11.780 vota për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet pas humbjes ndaj rivalit të tij Joe Biden.
Trump,nuk beson fare ne teori konspirative,fare.Trump beson tek rrenat,mashtrimet.E gjithe jeta e tij eshte mashtrim.Lere pastaj,politika.Nje turp i madh,kush e drejtoi Usa-n per 4 vjet.
Përgjigju