I mori 5 mijë euro familjes për ekstradimin e një personi nga Italia, avokati Lavdosh Shehu apelon arrestin me burg, kërkon lehtësi përmes garancisë pasurore

I mori 5 mijë euro familjes për ekstradimin e një personi nga Italia, avokati Lavdosh Shehu apelon arrestin me burg, kërkon lehtësi përmes garancisë pasurore

Avokati Lavdosh Shehu

Avokati Lavdosh Shehu ka apeluar vendimin e ‘arrestit me burg’ në Gjykatën e Apelit duke kërkuar lehtësim të masës përmes garancisë pasurore. Ai u la në burg pasi i kishte kërkuar 12 mijë euro një familje për ekstradimin e një djalit të tyre nga Italia.

Lavdosh Shehu kishte kërkuar 12 mijë euro, kishte marrë 5 mijë euro dhe 7 mijë eurot do i merret kur të vinte djali.

Sipas SPAK ngjarja ka ndodhur në vitin 2020, ku avokati Shehu premtonte se përmes korruptimit të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë do të bënte të mundur ekstradimin nga Italia të dënuarit Fatos Hyseni, i cili është në burg për vrasje të bërë në vitin 1998.

Pjesë e regjistrimit ku zbulohet marrja e eurove

Avokati: Ligjërisht e ka 10 ditë, mbas vendimit të gjykatës, që e njoha unë. Unë e kam bërë njohjen e vendimit të huaj Fatosit. E kam çuar në prokurori vendimin e formës së prerë. Nuk është ankimuar në Apel. Ka vajtur në prokurori. Vendimi im është njohur, ka vajtur në apel të Romës. Italia ka sjellë, mbas vendimit tonë të gjykatës, ka sjellë autorizimin, që të ekstradohet ky zotëria dhe thotë “hajde merreni”. Se nuk mbahet më nga shteti italian, sepse keni një vendim të formës së prerë të Gjykatës Fierit, që thotë, që ky zotëria këtë dënim, pjesën e mbetur, duhet ta vuajë në Shqipëri. Italia e ka bërë procedurën e vet. Tani, në momentin, që ka ardhur procedura këtej, arsyen pse është penguar, ia kam thënë nënës dhe nëna e di shumë mirë “pse”.

Emisioni: Cila është arsyeja, të lutem?

Avokati: Mua për Fatosin më kanë kërkuar një shifër të çmendur. Muhabetin unë me Fatosin e kam bërë që në Shtator-Tetor. Duke qenë se Fatosi më tha “unë nuk kam mundësi”, unë me atë njeriun, që më tha atë muhabetin i kam shkëputur marrëdhëniet. Ligjërisht i takon.

Denoncuesja: 12 mijë Euro ka qenë shifra. 5 mijë Euro ia kemi dhënë avokatit dhe 7 mijë Euro, kur të kthehet djali.

Avokati: Në momentin, që unë kam mbaruar vendimin e formës së prerë për ta dërguar në Itali dhe që kam kryer gjithë shërbimin, këta më kanë bërë një pagesë 5 mijë euro. Tashi unë nuk mohoj ça pagesash marr. Sepse kam ecur me fjalët e atyre dhe më thanë “e kam mbyllur” dhe në fakt më doli, që s’e kishin mbyllur.

Emisioni: Ku ka ngelur?

Avokati: Është në zyrë të Ministres. Ne me Ministren nuk kemi fol ndonjëherë. Unë nuk e njoh personalisht atë. Pagesën, që kanë bërë këta, është 5000 euro.

Stopi: Ku kanë shkuar, mor aman?

Avokati: Kjo është n/drejtoresha e … së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm. Unë i kam thënë dhëndrit të zonjës “hajde të të çoj tek Sekretari i Përgjithshëm. “Ky i ka marrë, ja ku e ke”.  Unë s’të mohoj.

Emisioni: Si e ka emrin ajo?

Avokati: Gentjan Deva. Ka marrë 5000 Euro. Për kokë të atij djalit, jam -1 milionë lekë. Kam shkuar në Fier 10 herë. Nuk po diskutojmë hakun. Po diskutohet puna, nuk është çështja e hakut. 5000 Euro i ka marrë Sekretari i Përgjithshëm. Tani ai lekët i ka marrë dhe unë për këtë jam 100% i sigurtë dhe s’ma ndjen fare, ia them në sy. I kam thënë atij dhëndrit “hajde të të çoj me dorën time aty”.

Emisioni: Sekretari, si e kishte ky?

Avokati: Gentjan Deva!

Emisioni: Sa mund të kërkojë? Sa mund të dojë?

Kur avokati kërkonte me ngulm 12 mijë Euro, që të kryente ekstradimin, “Stop” dorëzoi provat dhe materialet në SPAK. Në datën 22 Tetor 2021, u bë i mundur arrestimi i avokatit Lavdosh Shehu me akuzën për “ndikim i paligjshëm i funksionarëve publikë”

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?



×

Lajmi i fundit

Çfarë po bëjnë kryetarët në veri të Kosovës?

Çfarë po bëjnë kryetarët në veri të Kosovës?