I kërkoi Tiranës të bëjë tamponin, FSHF rebelohet kundër Shëndetësisë: Jeni burokratë të 'paditur' që doni të lini shqiptarët pa futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë pas lajmit se klubi i Tiranës ditën e sotme do ti nënshtrohet testeve për koronavirusin. Vendimi për bardheblutë u mor pas ndeshjes me Bylisin të zhvilluar të mërkurën kur 24 orë para sfidës një lojtar i ballshiotëve rezultoj pozitiv me COVID-19.

Në reagimin e saj FSHF kapet me ndeshjen Bylis-Tirana dhe protokollin shëndetësor të miratuar në bashkpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Titullari i këtyre të fundit të mërkurën në Ballsh, pak çaste para se të niste ndeshja me Tiranën, kërkoi që sfida të mos zhvillohej duke pretenduar se i gjithë ekipi i Bylisit duhej të karantinohej.  

Mirëpo protokolli shendetësor qartëson se nëse një futbollist apo pjestar i stafit rezulton pozitiv karantinohet vetëm ai, ndërsa për ekipin nuk është e nevojshme. Sipas FSHF-s, me lëvizjen e fundit për testet në klubin e Tiranës, Ministria e Shëndetësisë ka thyer protokollin, pasi me testet ndaj futbollistëve të Bylisit që rezultuan negativ gjithçka duhej të ishte mbyllur.

FSHF e cilëson këtë si një ‘zullum’, ndërsa shkeljet e njëpasnjëshme të institucioneve shtetërore siç ishin tentativa për të mos lejuar ndeshjen Bylisi-Tirana, karantinimin e skuadrës së Bylisit apo testet së fundmi për ekipin e Tiranës i konsideron si dashakeqase.

Personat e autoriteteve shëndetësor që kryen këto veprime FSHF i quan buroktratë të paditur, ndërsa thekson faktin që janë veprime dashakeqase që kan për synim t’i lënë shqiptarët pa një kënaqësi të pazëvendësueshme siç është futbolli.

"Federata Shqiptare e Futbollit kërkon t’i bëjë me dije klubeve të futbollit, medias dhe sidomos opinionit publik dhe futbolldashës shqiptar, gjithçka ka lidhje me situatën e krijuar pas ndeshjeve të javës së 27-të të Kategorisë Superiore.

Rifillimi i aktivitetit futbollistik në Shqipëri, në shenjë të kthimit të normalitetit dhe si një mundësi për të nxitur futbollin pas goditjeve që mori gjatë periudhës së pandemisë, ka qenë një proces i nxitur dhe iniciuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Pas kërkesave të shumta të saj, është kërkuar komunikim me instancat shtetërore të cilat ishin të plotfuqishme për të vendosur në lidhje me rifillimin. Është përgatitur një protokoll për zhvillimin e ndeshjeve, mbështetur sipas modelit më të përparuar në botë të ekspertëve të Federatës Gjermane të Futbollit. Ky protokoll është miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Më datë 3 qershor kanë nisur sipas urdhrit të Ministres Manastirliu, aktivitetet futbollistike, të cilat kanë qenë një shembull perfekt i zbatimit të protokollit. Një ditë përpara ndeshjes Bylis-Tirana, një lojtar i Bylisit ka patur shqetësime dhe i është nënshtruar analizave, pas të cilave ka rezultuar pozitiv dhe është karantinuar sipas rregullave të vendosura me protokoll. Po sipas protokollit të miratuar nga institucionet zyrtare shqiptare dhe insistimit të FSHF-së dhe Klubit të Futbollit Bylis, testeve me tamponë i është nënshtruar i gjithë klubi i Bylisit. Të gjithë kanë dalë negativë. Kaq mjafton që ndeshja të zhvillohet normalisht.

Por në mënyrë absurde ka patur një reagim nga Drejtoria e Higjienës në Ballsh që ndeshja të mos zhvillohet. Madje është këmbëngulur fort në këtë pikë pavarësisht se protokolli thotë qartë të kundërtën. “Zullumi” trashet edhe më tej, sa për të bërë opinionin të kuptojë se asgjë nuk është “harresë” apo “injorancë zyrtare”.
Një shkresë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kërkon Klubit të Futbollit Tirana, që më datë 7 qershor të kryejë testet për Covid -19, meqë kanë luajtur kundër Bylisit (i cili ka rezultuar negativ pas analizave). Në shkresë thuhet që Bylis duhet të hynte në karantinë përpara kësaj ndeshjeje, pavarësisht se protokolli i zhvillimit të aktiviteteve nuk e parashikon një gjë të tillë.

Këto shkelje të njëpasnjëshme, të institucioneve shtetërore, pavarësisht përpjekjeve dhe durimit të klubeve dhe ndërhyrjeve të FSHF, ne i konsiderojmë si dashakeqëse dhe i denoncojmë në publik. Ne kërkojmë t’ju rikthejmë njerëzve futbollin, duke zbatuar çdo protokoll, duke ruajtur çdo jetë. Por protestojmë ndaj burokratëve të “paditur”, ose dashakeqësve që kërkojnë t’i lënë shqiptarët pa një kënaqësi të pazëvendësueshme. Pa futboll" deklaron Federata Shqiptare e Futbollit

/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 07/06/2020 23:03

    me shume te drejte. na u shkaterrua jeta per nje cope grip te mediatizuar

    Përgjigju
  • Pjeter: 06/06/2020 09:11

    Beni tamponet dhe leni llafet ju te FSHF.Imagjinoj Duken ne ndonje federate tjeter,as ne ender nuk do ishte president i federates,ku me e keqja, e konsideron veten si ndonje president elitar i ndonje skuadre milionere evropiane.Dy vellezrit Duka e kan garantu vendin e nderit,jane produkt i llupesise te shtetit rrumpalle.Armando Duka,shembelltyra e nje konflikt interesi gjigant,ka nje funksionim te federates shume te erret,dhe pa piken e turpit,kerkon kontribute nga taksat e varfera te shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur