Një person ende i paidentifikuar ka dhunuar brutalisht punonjësin e parkingut në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan.

Burime në vend ngjarje treguan se punonjësi i ka kërkuar një drejtues automjeti pagesën prej 100 lekësh te vjetra, kaq është dashur qe të nisë konflikti fizik i cili ka përfunduar me lëndimin e punonjësit.

Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim.