TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar për shkak se qarkullonte me armë zjarri pa leje. Gjatë një aksion në zonën e “Kodrës së Diellit”, Forcat “Shqiponja” ndaluan një automjet, drejtuesi i së cilit, Sh. M, doli nga automjeti dhe iku me vrap, ndërsa në dorë kishte një çantë.

Menjëherë punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të personit, dhe brenda pak minutave ndjekjeje, kanë kapur dhe prangosur 36-vjeçarin, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çantes të dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.