VLORË - Arrestohet në Vlorë një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për tentaivë vrasje. Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë. Sipas policisë, Cano, më datë 10.09.2018, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhërin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".
Pritet të nisin procedurat e ekstradimit të 32-vjeçarit drejt Italisë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale, si rezultat i mirëorganizimit dhe profesionalizmit të strukturave përkatëse si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:
Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Ky shtetas më datë 10.09.2018, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhërin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 56, 61, 575 të Kodit Penal Italian.
Materialet do t'i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.