Amarildo Luca, 32-vjeç është arrestuar sot nga blutë e qytetit të Durrësit me qëllim ekstradimi pasi ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Luca kërkohej ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge në Itali.
32-vjeçarit i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Luca është arrestuat me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Interpol Tirana vijon me procedurat për ekstradimin e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.