Grabitje me armë dhe drejtues i bandës kriminale, arrestohet në Rinas 41-vjeçari me 2 emra i kërkuar nga Italia

Grabitje me armë dhe drejtues i bandës kriminale, arrestohet në Rinas 41-vjeçari me 2 emra i kërkuar nga Italia

Foto ilustruese

Arrestohet në Rinas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, Baftjar Qosja (Baftjar Skarra) 41 vjeç i kërkuar në Itali për grabitje me armë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. 

41 vjeçari akuzohet për organizatë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave me përdorimin e armëve të zjarrit. Në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale ai siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve. Ai është akuzuar edhe për mbajtje të armëve në publik. 

Falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese është vënë në pranga 41 vjeçari. Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese është vënë në pranga një shtetas i kërkuar në Itali, për grabitje me armë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i forcimit të kontrolleve në hyrje-dalje, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana me zyrën homologe në Interpol Roma/Itali, Departamentin e Policisë Kriminale dhe DRKM Tiranë, bënë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar B. Q. alias B. S., 41 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale "Organizatë kriminale" dhe "Grabitje me armë", parashikuar nga Kodi Penal italian.  

Përmbledhje e ngjarjes:

Shtetasi i mësipërm akuzohet për organizatë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave me përdorimin e armëve të zjarrit. Në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale ai siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve. Ky shtetas është akuzuar dhe për mbajtje të armëve në publik.  Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë