I kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë në Dibër, arrestohet 34-vjeçari në Itali

I kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë në Dibër, arrestohet 34-vjeçari në Itali

Foto ilustruese

Një 34-vjeçar, i kërkuar për vrasje në Dibër, u arrestua në Itali ditën e djeshme (6 nëntor).

34-vjeçari me Malvin Skarra do të ekstradohet në vendin tonë. Ai akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë të Mirdash Osmanit në vitin 2019.

Ngjarja ka ndodhur në 15 mars të 2019 në vendin e quajtur Ura e Çerenecit në Dibër ku Skara ka tentuar të vrasë me armë zjarri Osmanin.

Ky i fundit nuk është emër i panjohur për policinë. Osmani ishte arrestuar pasi dyshohej se kishte porositur 3 vrasës me pagesë për të ekzekutuar një 20-vjeçar, me të cilin dyshohej se kishte pasur konflikte.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Dibrës kishte dhënë masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ si autor i dyshuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë