I kërkuari i mafias,Saviano:ISIS
kultivon marijuanë në Shqipëri

I kërkuari i mafias,Saviano:ISIS<br />kultivon marijuanë në Shqipëri
Shkrimtari i njohur Italian i librit  mbi mafian “Camorra” Roberto Saviono  i cili ka denoncuar dhe raportuar mbi mafian italiane gjatë një interviste për rrjetin evropian Euronews shprehet se rrjeti islamik kultivon kanabis në Shqipëri.

Saviano jeton në fshehtësi dhe me mbrojtje speciale, për shkak të kërcënimit me vrasje nga ana e mafies.

Gjatë intervistës ai ka folur për krimin e organizuar ndërkombëtar duke mos lënë jashtë edhe vendin tonë.

“Shteti Islamik ka tre burime kryesore fitimi, të gjitha nga aktivitete kriminale: shantazhi ndaj bizneseve, kontrabanda e naftës dhe kontrabanda e veprave të artit. Burimi i katërt është drogaose marijuana që Shteti Islamik kultivon në Shqipëri.Ne kemi zgjedhur të mos thellohemi shumë në kuptimin e situatës dhe ta lexojmë atë në mënyrë sipërfaqësore si një përplasje qytetërimesh, kur në fakt kemi të bëjmë me një përplasje mes grupeve kriminale.Të gjitha gomonet që kalojnë Mesdheun menaxhohen nga kartelet, por jo nga kartelet italiane siç mendojnë të gjithë. Mafia nuk ka gisht në këtë trafik. Janë grupet turke, libiane dhe libaneze që kanë investuar në trafikimin e njërëzve dhe Evropa nuk ka as idenë më të vogël për këtë zhvillim. Kartelet që menaxhuan mbërritjen e sirianëve në Evropë janë të gjitha pjesë e mafies turke, e cila është e njëjta mafie që menaxhin heroinën që vjen nga Afganistani” rrëfen Saviano.
 
Gjatë intervistës ai shprehet se beson fort se Britania është shteti më i korruptuar në botë dhe se politikanët në Evropë nuk janë të përgatitur për të trajtuar pastrimin e parave dhe krimit të organizuar.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane