Një shumë e konsiderueshme eurosh është sekuestruar nga autoritetet kufitare të doganës së Kakavijës.Shuma prej 23 mijë Eurosh u gjetën të fshehura në çantën e dorës së 46-vjeçares me iniciale A.T., e cila ishte pasagjere në makinë.
Policia kufitare njofton paratë u gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë në dalje të Shqipërisë. 23 mijë Eurot u sekuestruan pasi nuk ishin deklaruar sipas ligjit.Ndërsa 46-vjeçarja u procedua në gjendje të lirë për mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi.
'Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një mjet tip "Volkswagen". Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e dorës së shtetases A. T. (pasagjere në mjet), 23.000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi".'- njofton policia.