Një 24-vjeçar nga Kamza po hetohet në gjendje të lirë, pasi i ka marrë makinë një personi në Korçë.
Sipas policisë, i riu me inicialet E. C., me vetëgjyqësi i ka marrë mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetasit Xh. Xh., me pretendimin se ky i fundit i detyrohej 24-vjeçarit, një shumë parash.
Ai akuzohet për veprën penale “Vetëgjyqësia”, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.