I la motrën, u hakmorr duke
tentuar ta vrasë pas 3 vitesh

I la motrën, u hakmorr duke <br />tentuar ta vrasë pas 3 vitesh
TIRANE-Një martesë e shkurorëzuar ishte shkaku i një hakmarrje të ndodhur ditën e djeshme në Kamzë, ngjarje e cila përfundoi me një të plagosur dhe një të lënduar. Synimi ishte ekzekutimi i dhëndrrit Ilia Kokali, i cili la motrën e tyre, por të shtënat e armës nuk qëlluan në shenjëster duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit Beqar Musain 64 vjeç, me të cilin ishte duke udhëtuar ish-dhëndri.

Sipas burimeve të policisë mësohet se autori ka pare në rrugë ish- dhëndërrin që ka qenë duke udhëtuar me makinë tip golf, dhe ka nxjerrë kallashin duke qëlluar në drejtim të tij. I dëmtuar mbeti dhe një kalimtar i rastit i quajtur Fiqiri Koçi, emigrant që sapo ishte kthyer në Shqipëri. Autori i kësaj ngjarje dyshohet të ketë qenë Klodian Brahilika, vëllai i vajzës që u divorcua me të shoqin.

Klodiani në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë nxjerrë armën e zjarrit tip kallashnikov dhe kanë qëlluar një automjet tip golf me traga greke ZZM 2935 në të cilën ndodheshin shoferi dhe ish-dhëndrri i tyre. Të shtënat kanë thyer xhamat e automjetit dhe më pas kanë lënë të plagosur drejuesin e golfit Beqar Musain dhe kanë dëmtuar Fiqiri Koçin, i cili ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes Klodian Brahilika, person që u largua menjëherë pas kryerjes së veprës penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete