I la të vegjël dhe iku në Itali, pas 20 vitesh tre fëmijët kërkojnë nënën në 'Pa Gjurmë'

I la të vegjël dhe iku në Itali, pas 20 vitesh tre fëmijët kërkojnë nënën në 'Pa Gjurmë'

Rrëmbimi i Mereme Dodës, në vitin 1997, ngriti pikëpyetje për familjarët, të cilët vijnë sot në studion e “Pa Gjurmë” , në kërkim të një të vërtete. Ishte shtatori i vitit 1997, asokohe një 28-vjeçare, kur doli për të bërë pazar dhe u rrëmbye në mes të ditës, në kryeqytet pranë zonës së Medresesë. Familjarët e saj nuk bënë asnjë denoncim në polici, pasi shpresonin se Meremja do të kthehej. Fëmijët, u strehuan në një jetimore në Shkodër, nga pamundësia e babait për t’i rritur. 1 vit nga humbja e saj, nëna e tre fëmijëve bëhet e gjallë në vitin 1998. Ajo kthehet në Shqipëri, duke iu pohuar familjarëve se ishte martuar me një italian, duke i lënë shënim edhe adresën në një copë letër.

Ky pohim, hodhi poshtë për familjarët pistën e rrëmbimit, të vitit 1997. Gjatë 3 muajve që qëndroi në Shqipëri, Meremja nuk kërkoi të takonte as bashkëshortin dhe as 3 fëmijët e saj. Në këtë periudhë ajo jetoi tek e motra në Tiranë. Ajo nuk pranoi të takohej me askënd, arsye për të cilat nuk dihen, ndërsa 3 muaj më pas zhduket përsëri pa dhënë sqarime. Ishte hera e dytë që e reja zhdukej pa gjurmë. Në këtë periudhë familja nuk pati asnjë kontakt me të. 2 vite më pas, Meremja rikthehet në Tiranë, në vitin 2000. Ndërsa fëmijët qëndronin ende në shtëpinë e fëmijës në Shkodër pa rënë në kontakt më nënën që ikte dhe vinte hera herës në Shqipëri. Ndryshe nga nëna, babai, Shefqeti interesohej gjithmonë për fëmijët dhe kontaktet i kishin të rregullta. Sikur të mos mjaftonin zhdukjet dhe dukjet e çuditshme të nënës së tre fëmijëve, në vitin 2000 pas një grindje me te motrën Mereme vendosi të largohej përfundimisht nga Shqipëria, për të humbur gjurmët përgjithmonë.

Kur pritej se Meremja do të kthehej, sikundër kishte bërë edhe herë të tjera, kjo gjë nuk ndodhi. Kanë kaluar 19 vite dhe ajo nuk është bërë më e gjallë. Sot, ajo është 50 vjeçe, fëmijët që i la të vegjël janë rritur, 2 vajzat janë martuar, ndërsa djali që u la nga nëna 1 vjeç e gjysmë kërkon nënën për të cilën vështirë se e mban mend mirë imazhin e saj. Në ''Pa gjurmë'' këtë histori vjen ta rrëfejë në studio motra e Meremes, Fatime Kalaja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë