I liruar nga burgu në Greqi për drogë, kush është 'Kosta' kreu i grupit që bënte trafik droge me çantat e shpinës

I liruar nga burgu në Greqi për drogë, kush është 'Kosta' kreu i grupit që bënte trafik droge me çantat e shpinës

Disa trafikantë që fusnin sasi të vogla droge në Greqi duke përdorur çantat e shpinës, (çanta shkolle) ishin kthyer në një shqetësim serioz për policinë Greke. Kjo e fundit kishte mundur të ndalonte disa shtetas shqiptare dhe grekë, kryesisht në zonën e Igumenicës, Janinës dhe rrugës drejt Athinës, por e kishte të pamundur të ndalonte këtë valë trafiku të drogës, që kryhej përmes kufirit të gjelbër nga Saranda drejt Greqisë. Për këtë problematikë mësohet se në muajin Shtator 2018 në Greqi ka udhëtuar zv/drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Anton Martini, i cili ka marrë kontakte me prokurorë grekë, të cilët e kanë vënë në dijeni për situatën që ndodheshin, pasi persona të ndryshëm të arrestuar nga pala greke, trafikonin drogë 15 deri në 60 kg, duke e mbajtur në çanta shpine dhe mandej kalonin në kufirin e gjelbër, pa u vënë re nga policia dhe zbrisnin në rrugët automobilistike në Greqi, duke vijuar më pas në drejtim të Igumenicës, Janinës apo Athinës me taksi.

Për këtë situatë, në shtator 2018 Krimet e Rënda kanë nisur një procedim penal për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim e kryer kjo në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga veprimet hetimore të kryera nga prokurori Anton Martini, janë konstatuar disa persona që organizonin dhe vinin në lëvizje shtetas të ndryshëm,duke trafikuar me çanta shpine drogë në Greqi. Hetimi nxori zbuluar se drejtuesi i këtij grupi kriminal ishte një shtetas nga qyteti i Korçës, i quajtur Kledi Sadushi që njihet me nofkën “Kosta”. Ky i fundit kishte rreth pak muaj që ishte liruar nga burgu në Greqi, ku ishte dënuar për trafik droge dhe ishte deportuar nga organet e drejtësisë Helene. Gjatë qëndrimit në Korçë, Sadushi është marrë me tregti të drogës dhe trafikimit të saj në Greqi. Sadushi ishte personi që siguronte drogën në qytete të ndryshme, si Sarandë, Korçë, Fushë-Krujë,Tepelenë, ndërsa mbante kontakte të vazhdueshme me dy persona në Sarandë Adrian Xhibro futbollist i ekipit “Delvina” dhe Florenc Llanaj me detyre zv/drejtor i spitalit të Sarandës.

Sipas burimeve të prokurorisë Llanaj dhe Xhibro ishin dy njerëzit që gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shpine në Greqi. Kryesisht këta persona ishin nga qytete të ndryshme si Memaliaj,Tepelena, Fieri dhe Elbasani. Në total prokuroria ka provuar dhe dokumentuar 15 raste që persona të ndryshëm trafikonin drogën me çanta nga kufiri i gjelbër Shqiptar në Greqi. Gjatë kësaj kohe në periudha të ndryshme janë arrestuar me sasi të vogla droge 3 persona në Sarandë, 3 në Durrës, 1 në Fier dhe 3 në Elbasan. Ndërkohë vetëm ditën e djeshme në Sarandë dhe në Korçë janë ekzekutuar 26 masa sigurimi “arrest në burg”, ku të gjithë personat sipas prokurorisë janë arrestuar. Drejtuesi i këtij grupi kriminal ishte pikërisht Kledi Sadushi që njihet me nofkën “Kosta”, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga qelia në Greqi dhe pasi ka mbërritur në Korçë, sërish kishte organizuar trafikun e drogës. Sipas burimeve të prokurorisë një ditë para se të arrestohej “Kosta” kishte udhëtuar në drejtim të Fushë-Krujës për të marrë një sasi droge, por për shkak se shitësit ende s’ia kishin bërë gati mallin, tërheqja e lëndës narkotike ishte përcaktuar për tu blerë ditën e sotme. Por ndërhyrja e policisë solli dështimin e këtij rasti për tu trafikuar në drejtim të Greqisë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin