I lodhur! Kosova:Nuk ndikohem
Kam konsideratë për Edi Ramën

I lodhur! Kosova:Nuk ndikohem<br />Kam konsideratë për Edi Ramën
TIRANE - “Halim Kosova është e kundërta e doktorit të parë. Ky doktori tjetër është burrë i mirë, por shumë i lodhur”. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama duke se nuk do të ndikojë në konsideratën që kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës ndan për kreun e qeverisë. Përkundrazi! Sipas Halim Kosovës edhe Rama ndan vlerësim të veçantë për të. E këtë qëndrimi kandidati demokrat e lidh me një vlerësim që zoti Rama në krye të bashkisë në vitin 2007 e përfshiu në një nga dhjetë personazhet e vitit. Halim kosova dhe tha se do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kujtdo që ndikon në përmirësimin e jetës së kryeqytetasve.

“Të jem i sinqertë që kur emri im doli për kandidat unë i jam veshur punës, i kam ndaluar njerëzit të më japin sinjale, qoftë edhe miq të mi, se jam i përqendruar aty ku do shkoj. Për kryeministrin Rama shpreh konsideratë për atë që ai gjithmonë e ka vlerësuar punën time, ka lavdëruar, edhe personalisht kemi folur edhe nga afër ma ka thënë. Gjëra të vogla që ju mi thoni nuk do ndikojnë në konsideratën, përkundrazi në bashki do t’i shtrij dorën çdo njeriu, nuk kam asnjë lloj komleksi. Më shumë se qetësia nuk ka asgjë tjetër për fushatën”, u shpreh Kosova.
 
Deklarata e kandidatit të koalicionit të djathtë për garën elektorale të 21 Qershorit, erdhi në përgjigje të interesit të gazetarëve pas takimit me sportistë kampionë në Pallatin e Sportit “Fahrije Hoti”.
 
Një pjesë e veçantë në programin e Kosovës për drejtimin e Bashkisë së Tiranës do t’i dedikohet pikërisht talenteve të sportit, një mënyrë kjo që sipas kandidatit për kryebashkiak të kryeqytetit do të mund të “infektojë” shoqërinë shqiptare për të jetuar shëndetshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar