I mbijetuari i vetëm i tragjedisë së Mottarones, 9-vjecari dëmshpërblehet me 3 milionë euro

I mbijetuari i vetëm i tragjedisë së Mottarones, 9-vjecari dëmshpërblehet me 3 milionë euro

Eitan Biran me familjen e humbur

Tragjedia e Mottarones në Piemonte të Italisë në vitin 2021, la pas një të mbijetuar. 14 persona humbën jetën teksa teleferiku ra në mënyrë tragjike në peizazhin e qetë të Piemontes, duke i marrë jetën nënës, babait dhe vëllait të vogël të të mbijetuarit Eitan Biran.

Mrekullia e tij vazhdon, pasi 9-vjeçari pas betejash të shumta ligjore do të dëmshpërblehet me 3 milionë euro. Djaloshi izraelit ka qenë në mes të një betejë të ashpër ligjore mes familjeve të babait dhe mamasë së ndjerë për kujdestarinë e tij.

Gjyshi i Eitan e mori djalin në Izrael kur ai ishte 6 vjeç, në shtator të vitit 2021. Por Eitan u kthye në Itali pasi gjykata izraelite urdhëroi kthimin e tij, duke thënë se ai duhet të qëndrojë me hallën e tij, Aya Biran Nirko pasi autoritetet italiane i dhanë kujdestarinë.

Jeta e Eitan pas katastrofës hyri në një pasiguri edhe për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve mes familjeve. Tashmë, dëmshpërblimi mund t’ia lehtësojë sadopak dhimbjen e madhe vogëlushit, megjithëse nuk mund t’ia zëvendësoj mungesën e njerëzve të dashur.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit