Teksa sot pritej të votohej ligji për kthimin e basteve online, deputeti demokrat Dash Sula u shfaq në Kuvend me një veshje ndryshe.
I veshur me një xhaketë të mbuluar me euro dhe dollarë, Sula tha se kjo veshje është një mesazh kundër kthimit të basteve online.
Ai u tha gazetarëve se pasi pastruan lekët e pista në ndërtimin, kjo qeveri po kthen bastet online që të bëjnë pastrimin e parave.
“Sepse para 10 vitesh u kujtohet deklarata e fortë e mazhorancës dhe kryq ë tha do i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i parave në kullat e ndërtuara dhe krimi i organizuar trafiqet e kokainës që të investoheshin në ndërtim, janë 50 mijë apartamente të pashituara, tani pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e llotove bixhozit dhe do justifikojnë paratë politikanët dhe krerët e grupeve kriminale”, tha Sula.
Lajmi kryesor: