Një shqiptar i moshës 36-vjeçare është ekzekutuar me armë zjarri para syve të familjes së tij në Britaninë e Madhe.
Sipas mediave angleze shqiptari i vrarë është Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36-vjeç, i cili u qëllua ditën e djeshme para shtëpisë së tij 1.5 milion paund teksa kthej nga një festë. Ndërkohë autori është parë teksa largohej nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar nga policia.
“Ndodhën shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare nga vendi i ngjarjes.
Sipas “Daily Mail”, Beqiri u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. 36-vjeçari po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë në prezencë të tyre.
Mediat kosovare bëjnë me dije se iu riu i vrarë është me origjinë nga Kosova dhe kishte nështetësi suedeze. I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri është po ashtu vëllai i modeles me origjinë nga Kosova Misse Beqiri. Ajo u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.
Njerëzit që jetojnë pranë vendit të ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna të shoqëruara nga ulërimat e një gruaje që bërtiste “në mënyrë të dëshpëruar” për ndihmë.
Vittoria Amati, 60 vjeçe, tha që kishte dëgjuar krisma armësh nga “tetë deri në 10” të shtëna të njëpasnjëshme.
"Pastaj dëgjova ulërimat e gruas. Unë dola dhe kuptova se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë para derës së tij në një pishinë gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë po shpresonim që ai do ta mbijetonte. Ju nuk e keni idenë se sa e dëshpëruar dukej gruaja e tij.” tha e moshuara.



/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 766
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Osmani i kërkon BE-së heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës
27 Mars, 14:13
-
Rritja e çmimit të energjisë me 15% në Kosovë, aktivisti godet me tortë kryetarin e bordit të ZRRE (VIDEO)
27 Mars, 14:03
-
Kurti ra pre e 'kurthit' të dy komedianëve rusë, Elezi në Report Tv: Informacionet mund t’i përdorin si shantazh ndaj Kosovës, ka ndërhyrje, biseda është më e gjatë
27 Mars, 13:57
-
Mbahet në Paris samiti për Ukrainën, reagon Moska: Britania dhe Franca po bëjnë plan për ndërhyrje ushtarake
27 Mars, 11:47
-
FOTOLAJM/ Posta e Kosovës shtrihet dhe në veri, hap zyra në Zubin Potok e Zveçan
27 Mars, 09:55
-
Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, reagon Serbia: Shkelje e kartës së OKB, akt armiqësor ndaj nesh
26 Mars, 22:21
-
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar
26 Mars, 19:43
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon ankimimin e Vetëvendosjes për votimin me postë, i hap rrugë çertifikimit të rezultateve nga KQZ-ja
26 Mars, 17:38
-
Kurti bie pre e 'kurthit' të dy komedianëve rusë, mendoi se po flet me presidentin letonez: Grenell është homoseksual! Qeveria e Kosovës: Incident fatkeq (VIDEO)
26 Mars, 16:33
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Vizitën e ministrit serb Llonçar e ndaluam për shkak të refuzimit të vajtjes së Çekut në Preshevë
26 Mars, 15:51
-
4 vite pa asnjë njohje, Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Osmani: Hap i madh diplomatik! Begaj: Vendim i shumëpritur
26 Mars, 14:38
-
Kosovë, nisin hetimet për procesin e votimit me postë
26 Mars, 13:01
As nje ven te botes sje i sigurte.
PërgjigjuNgushellime Families gjyna.. Ndersa ky qe vdiq,,,mbase mesohet ne Jeten tjeter sillet me mire..
PërgjigjuMe sa lexova ky djali paska qene shok me Burrin e nje doktoreshe e cila u vra para pak kohesh ne Malmö per shkak te pislleqeve qe kishte bere burri saj. Me cfare duket edhe ky paska qene i perzier ne grabitjen qe u bo ne danimark dhe i dyshuar ishte burri kesaj doktoreshes.
PërgjigjuGjynaf kur e han gruaja e familjaret qe skane asnjelloj faji
Po normal qe ky tipi ska qen dhe aq I paster jo,se njeri kot nk te vret e aq me teper ne sy te familjes.se ku I gjeti ai gjith ato lek qe kishte marr shpi 1.5 milion pound.e kur e kruan shume normal qe kjo te pret.