I merrte lekë bizneseve që mos ti gjobiste, SHÇBA dhe SPAK arrestojnë inspektorin e Zjarrfikëses në Fier! Me vete mbante thikë e shkop bejsbolli

I merrte lekë bizneseve që mos ti gjobiste, SHÇBA dhe SPAK arrestojnë inspektorin e Zjarrfikëses në Fier! Me vete mbante thikë e shkop bejsbolli

Shkopi i bejzbollit, thika dhe paratë e sekuestruara autorit

Inspektori i Zjarrfikëses në Fier është arrestuar sot nga SHÇBA dhe SPAK, i akuzuar për korrupsion, pasi dyshohet se i merrte para bizneseve në mënyrë që të mos i gjobiste.

Me një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se në pranga ka rënë 53-vjeçari me inicialet  K.R., me detyrë Inspektor i parandalimin në Shërbimin e Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit (MNZSH) pranë Bashkisë Fier. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi disa mujor të SHÇBA, nën drejtimin e SPAK

53-vjeçari dyshohet se kërcënonte me gjoba dhe masa të rënda administrative ndaj ndaj disa bizneseve në fushën e tregëtisë me shumicë në Fier, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.

Atij iu sekuestruan 32,000 lekë, të dyshuara si produkt i ndërveprimeve korruptive, një thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën dhe një shkop bejsbolli. Thikën dhe shkopin e bejsbollit, 53-vjeçari i mbante me vete gjatë ushtrimit të detyrës.  Ai dyshohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv, i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse