I vodhën prokurorisë së Elbasanit 3.5 mln lekë me tenderin për sistemin e kondicionimit, arrestohen 2 administratorët! Në kërkim i treti dhe drejtuesi teknik

TIRANË- Të vjedhësh me anë të tenderit në institucionin e Prokurorisë! Mund të tingëllojë absurde, por kjo ka ndodhur me të vërtetë në Prokurorinë e Elbasanit. 3 administratorë të firmave dhe drejtuesi teknik janë treguar shumë të guximshëm duke vjedhur me anë të tenderit për sistemin ngrohës dhe ftohës të godinës së organit të akuzës. Bëhet fjalë për Ardian Lloshi, administrator në “Tirana New Supervizor”, Ibrahim Dragoshi administratori në “IMES-D”Shpk, të 2 të arrestuar, si edhe Dedë Maluta, administrator te shoqëria “Junik” shpk dhe drejtuesin teknik, Vladimir Maluta, të shpallur në kërkim nga Policia. 

Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, të katërt, në koordinim me njëri-tjetrin, kanë montuar në Prokurorinë e Elbasanit pajisje për ngrohje dhe ftohje të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar, duke shkaktuar një dëm prej 3.009.714.29 leke (2,869.714.29+140. 000.00).

Si u zbulua mashtrimi?
Godina e re e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, është marrë në dorëzim në dhjetor të vitit 2017. Në fillim të muajve të verës të vitit 2020 në sistemin e ftohjes janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontraktor).

Në vijim, me afrimin e periudhës së dimrit (rreth muajit nëntor), ka rezultuar se pajisja "Chiller" nuk ka funksionuar fare përsa i takon procesit të ngrohjes në institucion. Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi. Në vijim të komunikimeve të vazhdueshme dhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, është dërguar një grup specialistësh për verifikim në vend dhe ka rezultuar e njëjta problematikë.

Në muajin dhjetor 2020, Drejtuesi i Prokurorisë, në mungesë të një specialisti të brendshëm mirëmbajtje në këtë institucion ka kërkuar nga Bashkia Elbasan, vendosjen në dispozicion të nje grupi ekspertesh të jashtëm, pa kundërshperblim monetar, për të kryer një verifikim profesional të pajisjes dhe dhënien e një mendimi teknik mbi të. Nga mendimi i përpiluar me shkrim prej këtyre specialistëve të jashtëm, me profesion inxhinierë, depozituar ne date 13.01.2021 kanë rezultuar se së pari, pajisja kishte dalë jashtë funksioni, së dyti kapaciteti i pajisjes aktuale (kW) nuk i përgjigjet kapacitetit si në ftohje ashtu edhe në ngrohje të pajisjes së parashikuar në projekt dhe preventiv. Së treti, është ndryshuar zëri i preventivit nga chiller për ftohje dhe kaldajë për ngrohje në chiller për ngrohje-ftohje si edhe Kapacitetet (kW) e pajisjes nuk i përgjigjen kapacitetit të nevojshëm për ngrohje-ftohje që kërkon godina në tërësi.

Falsifikuan faturat, u paguan për punime që nuk i kishin kryer
Përveç mashtrimit të kryer duke montuar pajisje me defekt dhe që kishin dalë jashtë funskionit, nga hetimet ka rezultuar se ato edhe kanë falsifikuar faturat duke u paguar për punime që nuk i kishin kryer, ndonëse i kishin të specifikuara në kontratë.

"Së fundmi, për sa parashtruam më lartë del qartë se shtetasit Ded Malutaj administrator i shoqërisë “Junik” shpk, Vladimir Malutaj me detyrë drejtues teknik i shoqërisë “Junik” Shpk, shtetasi Ardian Lloshi me detyrë inxhinier dhe administrator i shoqërisë “Tirana Neë Supervisor” dhe Ibrahim Dragoshi me detyrë inxhinier dhe administrator i shoqërisë “Imes-D” Shpk, secili sipas roleve më së pari kanë prodhuar dokumentacionin në zbatim të investimit Akti i Kolaudimit e situacioni perfundimtar ( i paguar) i cili ka mosperputhje mes punimeve te deklaruara dhe atyre te kryera ne fakt sikur edhe u shprehem ne kete akt vleresimi jane ne masen 560,000.00 leke ( peseqind e gjashtedhjete mije - pajisje hidrosanitare e ngrohje te pa vendosura). Pra kane prodhuar dokumentete te cilat jane te falsifikuara duke konsumuara keshtu elementet e figures se vepres penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prandaj, në përfundim të këtyre hetimeve, prokurori Bledar  Valikaj ka firmosur kërkesën për caktimin e masave të sigurisë "arrest me burg" për 3 administratorët dhe drejtuesin teknik për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Të arrestuar
Ardian Lloshi 48 vjeç, banues në Tiranë, administrator në “Tirana New Supervizor”
Ibrahim Dragoshi 59 vjeç, banues në Tiranë, administratori në “IMES-D”Shpk
Të shpallur në kërkim
Ded Maluta 60 vjeç, banues në Pukë, administrator te shoqëria “Junik” shpk
Vladimir Maluta 47 vjeç, drejtuesi Teknik, banues në Tiranë

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 31/05/2022 13:35

    I mall e i vogul tu vjell

    Përgjigju
  • zamir: 31/05/2022 13:33

    Shikoni sa trima jane hajdutet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja