I morën jetën policit në
aksident, dy vihen në pranga
Një muaj pas goditjes me vdekje të punonjësit të policisë, Ramazan Xhediku, kapet i dyshuari për këtë aksident, por edhe personi që ka ndihmuar në fshehjen e tij. Policia e Tiranës njofton se „seksioni i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, pas një pune hetimore në drejtim të identifikimit dhe të kapjes së autorëve, bënë të mundur dokumentimin ligjor të kësaj çështje duke bërë ndalimin e autorëve të dyshuar në këtë ngjarje: Jurgen Arben Nika, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë”.
Një muaj pas goditjes me vdekje të punonjësit të policisë, Ramazan Xhediku, kapet i dyshuari për këtë aksident, por edhe personi që ka ndihmuar në fshehjen e tij. Policia e Tiranës njofton se „seksioni i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, pas një pune hetimore në drejtim të identifikimit dhe të kapjes së autorëve, bënë të mundur dokumentimin ligjor të kësaj çështje duke bërë ndalimin e autorëve të dyshuar në këtë ngjarje: Jurgen Arben Nika, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë”.
Aksidenti ka ndodhur më 06 Tetor 2011, rreth orës 20.30 në afërsi të rrugës“ Jordan Misja”. Fillimisht persona të paidentifikuar kanë aksidentuar për vdekje punonjësin e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, shtetasin Ramazan Xhediku, 47 vjeç, i cili gjatë momentit të përplasjes ka qënë duke udhëtuar me mjetin motor Honda 50 cc, pasi kishte përfunduar shërbimin.
Për këtë çështje, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar proçedimin penal për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen, “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290/1 dhe 273 të Kodit penal.
Po ashtu, sipas policisë, është ndaluar edhe pronari i automjetit tip Benz shtetasi Medin Sulejman Kosova, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se ka kryer veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke fshehur gjurmët e veprës penale në automjetin e tij, duke mos kallëzuar në organet e ndjekjes penale këtë krim të ndodhur, bën të ditur policia e Tiranës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.5%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23