Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, pasi i ka dhënë ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Autori është identifikuar Edison Muslli.
Ai u kap nga forcat e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip "Benz", duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 3000 euro secilit, ju kishte premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.